Maria Hyseni është 16-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e pajetë në Trikala, Greqi ndërsa ende hetohet për shkakun e vdekjes së saj.
Dje për ngjarjen foli gjyshja e Marias e cila u shpreh se si ajo edhe prindërit e vajzës kanë bindjen se e kanë vrarë pasi nuk kishte shkak të kryente një vetëvrasje.
Ndërsa lidhur me ngjarjen e rëndë informacionet bëjnë të ditur se nëna e saj u rrëzua në tokë kur pa fotot me plagët fatale të së bijës.
Momenti i hidhur ndodhi të martën në mëngjes në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis.
Media greke raporton se nëna e 16 vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur pasi ato janë pjesë e dosjes hetimore.
Gruaja insistoi të shikonte pamjet edhe pse u paral ajmërua se ishin të rë nda.
Dhe kështu ndodhi, nëna e 16-vjeçares u r rëzua përtokë pak sekonda pasi pa fotot.
Kujtojmë se vajza ishte në një lidhje me një polic 27-vjeçar të cilin kolegët e tij e kanë marrë në pyetje lidhur me marrëdhënien që kishte me vajzën ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të saj, vijojnë.