“Unë do vendos maskë për ty, nëse t’i do e vendosësh për mua”, mesazhi i ambasadores Kim

0
Gjigandi

“Unë do vendos maskë për ty, nëse t’i do e vendosësh për mua”, mesazhi i ambasadores Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka dalë sot me një mesazh ndërgjegjësimi për situatën e COVID-19.

Sipas saj lufta ndaj covid19 nuk ka mbaruar, ndaj aty ku nuk është i mundur distancimi social, duhet të vendosim maska.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur.

Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

RonaTyra

Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu