Ukraina nxjerr Shqipërinë nga zona e kuqe, i hapet rruga ardhjes së turistëve

0
Gjigandi

Kabineti i Këshillit të Ministrave të Ukrainës ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e vendeve të përfshira në “zonën e kuqe”, çka mundësoi përjashtimin e Shqipërisë dhe Egjiptit nga kjo listë.

“Lajm i mirë për ata që planifikojnë pushime në Shqipëri dhe Egjipt. Qeveria sapo ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e vendeve të “zonës së kuqe”. Tani, pas kthimit nga Shqipëria ose Egjipti, nuk është e nevojshme të kaloni një vëzhgim 14-ditor izolimi ose testimi për COVID-19”, shkroi ministri ukrainas i Infrastrukturës, Vladyslav Kryklii në rrjetin social Telegram.

Kabineti i Këshillit të Ministrave të Ukrainës ndryshoi rezolutën nr. 392 për ndryshimin e kritereve për përcaktimin e vendeve të “zonës së kuqe”.

Në veçanti, numri i pacientëve me koronavirus për 100 000 banorë u ndryshua nga 40 në 55.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu