Dhurata Dora dhe Azet ia vënë pikën, sapo lansuan hitin!

0
Gjigandi

Këngëtarja e suksesshme shqiptare e cila njihet për hite të shumta Dhurata Dora, ka bashkuar forcat edhe një herë me reperin Azet.

Dyshja sapo kanë publikuar projektin më të ri muzikor “Fajet” i realizuar edhe me një videoklip veror, në të cilin Dhurata duket si gjithmonë në top formë.

Artistja e cila vetëm pak javë më parë lansoj projektin solo “Ferrari” është gati për të dominuar edhe këtë verë, e këtë herë në një bashkëpunim të dytë me reperin Azet i cili  famën bazë e ka në Gjermani.

Kënga ka ritëm, plotë adrenalinë dhe një videoklip të perfeksionuar i cili u xhirua në Marbella të Spanjës.

Rikujtojmë që në fillim të këtij viti Dhurata dhe Azet sollën këngën e parë së bashku “Lass Los”.

RonaTyra

Më poshtë kënga bashkë me videoklip i cili tani gjendet në kanalin zyrtar në Youtube dhe në tjera platforma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu