Udhëzues prindëror për çdo moshë: Si t’u flisni fëmijëve për seksin

0
Gjigandi

Fëmijët janë kuriozë për trupat e njëri-tjetrit dhe prindërit duhet ta pranojnë këtë kureshtje dhe ta përdorin si moment për të diskutuar për rregullat dhe vlerat e familjes

Nëse jeni treguar të hapur ndaj temave të tilla, fëmijët do të jenë më rehat dhe të qetë për të biseduar me ju.

Ekspertët sugjerojnë që të mos gënjehet, thjesht sigurisht procesi të përcillet i përshtatur me gjuhën e fëmijës.

Si të flisni për seksin me fëmijët 0-2 vjeç

Procesi i të folurit rreth seksit duket të fillojë përpara se fëmijët të flasin. Kjo do të thotë që duhet të përfshihen në të folur emrat e organeve gjenitale, penisi dhe vagjina, pasi janë terma që i ndihmojnë fëmijët që të komunikojnë më vonë, qoftë edhe për çështje shëndetësore.

RonaTyra

Fëmijët duhet të mësohen që të përdorin termat e saktë anatomikë për organet gjenitale. Mund të tingëllojë si diçka e çuditshme, por duhet të vijë natyrshëm. Është njësoj si të flasësh për “krahun” dhe “kyçin e dorës”.

Duhet shmangur lidhja e seksit me gjininë. Për shembull duhet të përdoren fraza si “njerëz me penis” dhe “njerëz me vagjinë”. Në këtë mënyrë, prindërit i mësojnë pak e nga pak fëmijët në lidhje me seksin dhe identitetin gjinor.

Si të flisni për seksin me fëmijët 2-5 vjeç

Me rëndësi në këtë moshë është të mësuarit për kufijtë dhe prekjet e papërshtatshme. Fëmijët duhet të kuptojnë se vendimet për trupin e tyre u takojnë vetëm atyre. Kështu bëhen më të kujdesshëm për të prekur apo ngacmuar të tjerët. Është e rëndësishme që të përcillet ideja se ata mund të flasin me ju për çdo veprim të papërshtatshëm.

Nëse fëmijët kanë tendencën të prekin organet gjenitale, gjë që ndodh shpejt, shfrytëzojeni si mundësi për t’i shpjeguar se këto janë gjëra që bëhen në dhomën e gjumit. Një fjali e tillë është e butë, i mëson fëmijët për intimitetin. Kurrsesi nuk u duhet folur që të ndihen në faj sikur po bëjnë diçka të turpshme.

Në këtë moshë, fëmijët janë kuriozë për trupat e njëri-tjetrit dhe prindërit duhet ta pranojnë këtë kureshtje dhe ta përdorin si moment për të diskutuar për rregullat dhe vlerat e familjes. Në vend që t’i bëni të ndihen të turpëruar, shpjegojini se nuk është e përshtatshme që organet gjenitale të ekspozohen ndaj të tjerëve.

Gjithashtu fëmijët e kësaj grupmoshe kanë tendencën të pyesin si bëhen bebet. Ekspertët sugjerojnë që të mos gënjehet, thjesht sigurisht procesi të përcillet i përshtatur me gjuhën e fëmijës.

Duhet gjithashtu të përmenden edhe llojet e tjera të familjeve dhe mënyrat e tjera të ardhjes në jetë të një fëmije, sepse fëmijët duhet të njihen me mënyrat e ndryshme të ndërtimit të familjes.

Si të flisni për seksin me fëmijët 6-8 vjeç

Në këtë moshë, prindërit duhet të flasin për sigurinë në internet. Nuk ka rëndësi se në çfarë moshe fëmija do të futet online ose të përdorë platforma të rrjeteve sociale, ka rëndësi që të njihet me sigurinë në internet. Në këtë pikë, duhet që t’u flitet për rëndësinë e mosshpërndarjes së fotografive në me njerëz të panjohur ose të njohur.

Ndoshta duhet t’u flisni për pornografinë pa qenë nevoja ta paraqisni si diçka të keqe, por thjesht si faqe për të rritur.

Në këtë moshë, fëmijët kanë tendencën të eksplorojnë trupat e tyre dhe këtu përfshihet edhe masturbimi. Kornizojeni si diçka që edhe pse është normale, duhet të bëhet në privatësi.

Po kështu duhet folur edhe për abuzimin seksual. Duhet filluar me bazat, si për shembull që askush nuk ka të drejtën të prekë trupin e tyre pa leje.

Trupat e fëmijëve fillojnë edhe ndryshojnë dhe këtu i referohemi pubertetit. Nëse shihni të arsyeshme, mund të përdorni foto të vjetra për të përshkruar dallimin me kalimin e kohës, që ata të mësohen pak nga pak me ndryshimet në pubertet.

Si të flisni për seksin me fëmijët 9-12 vjeç

Në këtë moshë, fëmijëve duhet t’u flitet për seksizmin dhe seksualizimin. Përdorni shembull që gjenden në media dhe komunitet. Nëse dikush mendon se djemtë duhet të kenë flokë të shkurtra, përdoreni si diskutim. Këto biseda mund të jenë të mërzitshme për fëmijët, por i ndihmojnë ata që të tejkalojnë stereotipet.

Kjo moshë është delikate, sidomos për vajzat që nisin dhe kanë vështirësi në lidhje me trupin. Tregojini se janë zhvillime normale.

Diçka tjetër për të cilën duhet folur është seksi i sigurt. Për prindërit, kjo temë diskutimi është e vështirë, por duhet të parandalohen rreziqet.

Duke qenë se kjo moshë ka shumë liri në internet, është me rëndësi që të bisedoni për sigurinë online dhe të vendosni rregulla. Trajtoni rrezikun e shpërndarjes së fotove nudo.

Si të flisni për seksin me adoleshentët

Rëndësinë e kësaj bisede do ta kuptoni pasi fëmijët të mos jenë më adoleshentë. Nëse jeni treguar të hapur ndaj temave të tilla, fëmijët do të jenë më rehat dhe të qetë për të biseduar me ju. Dëgjojini ata.

Bisedat rreth marrëdhënieve të shëndetshme janë thelbësore. Mund të ndani edhe historitë tuaja të së kaluarës ose histori të njerëzve që njihni.

Gjatë adoleshencës, fëmijët duhet të fuqizohen sa më shumë që të jenë në gjendje të vlerësojnë rreziqet dhe të ndërmarrin vendimet më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu