Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj konfirmon në “Open” se është i prekur nga koronavirusi.
Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe është asimptomatik. Binaj u shpreh se nuk do të jetë në Portokalli në 2 javët e ardhshme pasi do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.
Gjithashtu ai shtoi se i ka dhënë të gjithë emrat që ka pasur kontakt dhe se në punë kanë respektuar rregullat dhe kanë ruajtur distancën edhe pse janë trupë e madhe.
Burimi: top-channel.tv