“Tushemishti”/ Pas arrestimit të dy persona, kapet një tjetër autor i shpallur në kërkim

0
Gjigandi

Në prangat e policisë së Pogradecit ka rënë shtetasi A. P., 38 vjeç, pjesë e grupit “Tushemishti”.

Pas kërkime të operacionit policor është bërë ndalimi i këtij shtetasi i cili është dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”.

RonaTyra

Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu