Shqipëria lehtëson marrjen e pasaportave për shqiptarët e Kretës dhe Rodosit në Greqi

0
Shqipëria lehtëson marrjen e pasaportave për shqiptarët e Kretës dhe Rodosit në Greqi
Gjigandi

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë e Rodos në Greqi, janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.

Përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjitha shërbimet konsullore.

“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Rama.

Ndërkohë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informoi se janë mbi 1 mijë aplikime e shërbime të tjera konsullore, që i janë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë dhe Rodos, për pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimeve të tyre, gjatë javës së kaluar.

“Projekti “Ishujt”, që zbatohet prej më shumë se një viti nga Shërbimet Konsullore në MEPJ-së ka lehtësuar pajisjen e shtetasve tanë me dokumente biometrikë, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Xhaçka. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu