“Ryan mezi fle, është një makth për të,”- tha një burim. “Edhe pse nuk ishte më me Naya, është nëna e djalit të tij. Josey ka nevojë për mamanë e tij.”
Ish-çifti u martuan në vitin 2014 dhe u ndanë katër vite më vonë. Ata janë prindër të një djali 4-vjeçar, të pagëzuar me emrin Josey.
“Rayna nuk mund ta imagjinojë dot rritjen e Josey pa Naya. Është një situatë shkatërruese,”- shtoi burimi.
Trupi i aktores u gjet 5 ditë pasi ajo u zhduk në liqenin Piru ku kishte dalë për të bërë xhiro me varkë me djalin e saj.
Të dy hynë për të bërë not, por Naya përdori të gjitha fuqitë e saj të fundit për të shpëtuar Josey.
Ajo arriti që të kthejë në varkë 4-vjeçarin ndërsa vetë u mbyt në lumë. Josey u gjet nga një anije tjetër duke fjetur gjumë në varkë.
Rezultatet e autopsisë treguan se mbytja e aktores ishte aksidentale.