Zverdhen, ndryshojnë ngjyrën dhe pëlcasin: Si ta mbroni tatuazhin nga dielli?

0
Gjigandi

Këtë verë mjeshtrit e tatuazheve rekomandojnë tatuazh uniseks në trup

Shumica e njerëzve të cilët vendosin për të bërë tatuazh zgjedhin fotografitë me domethënie emocionale, të cilat përgjithmonë do t’ia rikujtojnë ndonjë ngjarje vendimtare në jetë.

Mjeshtrit e tatuazheve thonë që numrin më të madh të tatuazheve e bëjnë në pranverë dhe vjeshtë. Gjatë verës të gjithë dëshirojnë tatuazhe të hareshme. Trendi uniseks për këtë verë është – bleta. Ky tatuazh neutral kurrë nuk do të dalë nga moda.

Mirëpo, është problem i madh si ta mbrosh tatuazhin nga dielli?

Tatuazhet zbehen

RonaTyra

Pa marrë parasysh a janë me ngjyra apo njëngjyrëshe, tatuazhet i zbeh dielli. Posaçërisht duhet mbrojtur dy muajt e parë, por edhe më vonë, tatuazhit të vjetër duhet bërë rregullisht masazh me faktorin më të lartë mbrojtës. Përdorni faktorin mbrojtës, mbulojeni.

Ndryshojnë ngjyrën

Tatuazhin është më së miri ta bëni në pjesën e trupit e cila nuk ekspozohet shpesh në diell, sepse rrezet me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrën. Për këtë shkak është më së miri që tatuazhin ta mbuloni kur është dielli më i fortë.

Pëlcasin

Posaçërisht tatuazhet e freskëta mund të “pëlcasin” nga dielli i fortë dhe dëmi është i pariparueshëm. Mbi lëkurën e tillë më nuk mund të bëhet tatuazh i ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu