Presidenti amerikan Donald Trump po kërkon që Koreja e Jugut të paguajë afërsisht 400 për qind më shumë në vitin 2020 për të mbuluar koston e mbajtjes së trupave amerikane në gadishull.
Kjo kërkesë e Trump, sipas CNN, ka irrituar zyrtarët e Pentagonit dhe ligjvënësit thellësisht të shqetësuar republikanë dhe demokratë, sipas zyrtarëve ushtarakë dhe ndihmësve të kongresit.
Kjo ka zemëruar gjithashtu edhe Seulin, ku udhëheqësit po vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së për aleancën e tyre dhe shtrojnë pyetjen nëse Trump do t’i tërheqë forcat amerikane nëse ata nuk paguajnë.
Në SHBA, shkruan tutje CNN, ndihmësit e Kongresit dhe ekspertët e Koresë të njohur me bisedimet thonë se kërkesa e presidentit prej 4,7 miliardë dollarë doli nga “hiçi”.
Kjo edhe ka bërë zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes që të përpiqen të justifikojnë numrin me një akuzë të re që mund të përfshijë Seul duke paguar disa kosto për personelin amerikan të pranishëm në gadishull dhe për trupat dhe pajisjet në rotacion.
Po sipas mediumit në fjalë, bisedimet janë duke u zhvilluar pasi Koreja e Veriut kërcënon të përshpejtojë zhvillimin e armëve të saj, duke thelluar ankthin e Seulit.