Tri ditë në pritje për grantet, radhë të gjata në prefekturën e Durrësit

0
Gjigandi

Në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët prej ditësh përballen me radhë të gjata para prefekturës të kësaj bashkie.

Ata ankohen për mungesën e shërbimeve dhe shërbime selektive.

Kjo ishte situata këtë të mërkurë para prefekturës së Durrësit në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve të rindërtimit.

Disa qytetarë thonë se presin në radhë prej disa ditësh, ndërsa ankohen edhe për mënyrën se si po u shërbehet.

Nisur nga situata pandemike, mes tyre nuk fshihet as frika e përhapjes së koronavirusit.

RonaTyra

Durrësi është një nga bashkitë që pati më shumë dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që kjo e mërkurë ishte dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për dëmshpërblimet e të gjithë atyre që i bënë riparimet privatisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu