Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë të prekur me koronavirus.
Viktimat janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar, gjithashtu nga Tirana.
Të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot t’ia dalin për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 62 persona të prekur me Covid-19. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të prekur edhe 69 persona të tjerë.