Trajneri i skuadrës nga Premierliga, Sheffiel United, ka thënë se do ta respektojë vendimin e secilit lojtar që vendos të mos kthehet në fushën e blertë.
Premierliga dhe skuadrat evropiane po përgatiten për një rikthim në fushat e blerta, por hezitimet duket se janë të mëdha.
Në testet e para të kryera nga disa skuadra, ka pasur disa raste që kanë rezultuar pozitiv. Lojtarë të ndryshëm janë shprehur kundër rikthimit.
Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Sheffield United, Chris Wilder, i cili ka thënë se do ta respektojë vendimin e secilit lojtar.
“Nëse ndonjë lojtar vendos të mos kthehet dhe vjen e më thotë se nuk dëshiron të luajë, unë do ta respektoj atë”, ka thënë Wilder.
Sheffield aktualisht pozicionohet në pozitën e shtatë në tabelën e Premierligës.