Tovërlani: Koronavirusi një grip dhe asgjë më shumë, nuk ka rrezik të madh

0
Gjigandi

Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani ka folur rreth situatës me pandeminë Covid-19 dhe rikthimin e futbollit.

Futbolli ende nuk ka marrë dritën e gjelbër për t’u rikthyer me stërvitjet dhe kampionatin.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insituti Kombëtar i Shëndetësis së Publike ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth zhvillimit të sportit. Ai ishte paraparë të rikthehej në fazën e tretë të masave lehtësuese, në fillim të qershorit.

Sipas trajnerit të Feronikelit, Afrim Toverlani, pasi që në shtet fqinje futbolli është rikthyer, atëherë duhet të kthehet edhe në Kosovë.

“Shumë shtete tjera siç janë Shqipëria, Mali i Zi dhe të tjera fillojnë, pse ne mos të fillojmë”, tha Tovërlani në ‘Sports Show’.

RonaTyra

“Mendoj se sa i përket stërvitjeve në grupe, veç se jemi vonuar. Personalisht unë mendoj se nuk ka ndonjë rrezik të madh”, tha Tovërlani.

“Pa marrë parasysh se janë marrë masat e reja, sheh shumë njerëz në rrugë, dyqane… maskat e dorëzat janë tejkaluar”, shtoi ai.

“Mendoj se është një grip dhe asgjë më shumë”, përfundoi ‘Toki’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu