The Weeknd publikoi versionin e ri të këngës “In Your Eyes”.
Në nëntor të vitit të kaluar këngëtari The Weeknd bashkoi forcat me Doja Cat për këngën e re.
Ata publikuan projektin “In Your Eyes”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, duke marrë 182 milionë klikime në kanalin YouTube.
Tani, dy artistët sollën versionin remiks të kësaj kënge, i cili po pëlqehet nga fansat dhe ka marrë komente pozitive.
Më poshtë mund ta dëgjoni remiksin e “In your eyes”, i cili ka marrë afro 1 milion klikime brenda pak orësh.