Tërshnjaku: Për katër ditë kemi kryer 1 mijë e 398 inspektime dhe janë shqiptuar mbi 300 gjoba për personat fizik

0
Gjigandi

Për katër ditë në Kosovë, Inspektorati Sanitar ka kryer 1 mijë e 398 inspektime.

Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur për gjobat që kanë shqiptuar për katër ditë në Kosovë.

“Në vazhdën e inspektimeve, Inspektorati Sanitar është duke kryer aktivitetin që nga ora 05:00 e mëngjesit. Ne për katër ditë, së bashku me Policinë e Kosovës kemi arritur të të kryejmë 1 mijë e 398 inspektime të subjektet afariste, janë shqiptuar mbi 385 gjoba për personat fizik,  kurse gjoba për persona juridik janë 29, po ashtu kemi lëshuar për katër ditë 371 vendime për izolim e  29 vendime për të shëruar. Po ashtu kemi bërë mbikëqyrjen e 25 varrimeve të personave cilët kanë vdekur si pasojë e COVID-19”, deklaroi ai.

Tërshnjaku tha se do të vazhdojnë të bëjnë inspektime, në mënyrë që qytetarët të respektojnë masat e reja anti COVID-19, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu