Temperaturat pritet të jenë të larta, por pushuesit do të hasin një problem

0
Gjigandi

Temperatura të larta do të shoqerojnë vendin tonë gjatë ditëve në vijim. Si pasojë, termometri pritet të ngjitet deri në 37 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në vendet malore dhe bregdetare 33-34 gradë.

Për pushuesit, problem do të jetë era që do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Sipas Sherbimit Meteorologjik, “ditën e merkurë do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

RonaTyra

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 17°C deri në 34°C
vendet e ulëta 18°C deri në 37°C
vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu