Të shtëna me armë në një shkollë në Kaliforni, 7 të plagosur

0
Gjigandi

Autoritetet janë vënë në kërkim të një 15 vjeçari në Kaliforni, i dyshuar si autori i të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Santa Clara.

Mëngjesin e së enjtes janë regjistruar dhjetëra të shtëna me armë në një shkollë, ku si pasojë 7 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur 65 km larg Los Angelos dhe policia po kërkon për një të mitur të veshur me të zeza, si të dyshuar për të shtënat.

Policia e Los Angeles ka bërë një identikit të autorit dhe iu kërkon banorëve të zonës të qëndrojnë në banesat e tyre deri në përfundim të operacionit për kapjen e të dyshuarit.

Të shtënat u regjistruan në shkollë Saugus High School e cila numëron 2300 nxënës. Dy shkolla të tjera fillore që ndodhen shumë pranë vendngjarjes u evakuuan menjëherë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu