Numri i të infektuarve me koronavirus në rajonin e Toskanës në Itali duket se ka shqetësuar Presidentin e kësaj zone, Enrico Rossi.
Gjatë ditëve të fundit, shumë prej personave që kanë rezultuar pozitivë kanë udhëtuar nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana.
Në 24 orët e fundit në Toskana u regjistruan 17 raste prej të cilëve 13 kishin ardhur nga Shqipëria.
Ndaj Rossi i ka kërkuar qeverisë qëndrore të Italisë që të marrë informacione për të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria ose në të kundërt të anulohen fluturimet nga Shqipëria.
Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.
‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, është shprehur Rossi.
Rossi gjithashtu kërkon të dijë të dhënat jo vetëm se kush ka zbarkuar ose do të zbarkojë në Firencë dhe Pizë por edhe në aeroportet e tjera italiane dhe prej andej ai transferohet në Toscana.
Vetëm pak ditë më parë Italia vendosi të bllokonte fluturimet direkte nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera aziatike.