Të dënuar për vjedhje dhe drogë! OFL u dërgon furmularët katër personave në Tiranë, Përmet dhe Lazarat

0
Gjigandi

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurive katër personave që banojnë në Tiranë, Përmet dhe Gjirokastër, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari kriminale.

Konkretisht formularët me shkrim do të jenë të detyruar ti plotësojnë Erdi Oshafi, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gentian Elmazi banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjylystane Elmazi, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Përgjigjet e këtyre formularëve më pas do ti kalojnë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion për verifikim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu