Ribery ndjen mall

0
Gjigandi

Franck Ribery luajti për 12 vite me Bajernin e Mynihut, por në fund të sezonit të kaluar ai i dha fund aventurës me bavarezët. Por zemra e tij vazhdon të rrahë për gjermanët.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, francezi tregoi se sa shumë i mungonte Mynihu.

“Bajerni dhe Mynihu janë shtëpia ime e dytë. Më mungojnë kaq shumë gjëra, duke nisur nga shokët të cilët jetojnë aty”, tha Riberi.

Në 2007-ën, francezi mbërriti në qytetin gjerman duke fituar shumë tituj, ndër to edhe Champions-in në vitin e famshëm të tripletës. “Shpresoj që një ditë të rikthehem aty. Uli Hënes ka qenë gjithmonë si një baba i dytë për mua. Më mungon shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu