Reperja ka udhëtuar në Zvicër për finalizimin e projektit.
Tayna rreth një muaj më parë kishte udhëtuar drejt Zvicrës përkundër faktit se të dy shtetet ishin të mbyllura në karantinë.
Reperja kishte arsyetuar këtë veprim të saj duke thënë se po udhëton për përfundimin e projektit të saj të ri, të cilin duket se është duke e finalizuar.
Ajo gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndarë një imazh në Instagram, ku shihet në prapaskenat e klipit të ri, ndonëse është bërë bujë për këtë këngë ende nuk ka një datë të caktuar të lansimit.