Disa javë pasi u tall me njerëzit e shqetësuar për pandeminë, Doja Cat zbulon se ka qenë e prekur me COVID-19.
Rep-artistja e njohur ka zbuluar se ajo ishte diagnostikuar me COVID-19 dhe nga ajo kohë është shëruar, shkruan DailyMail.
“Unë u infektova me COVID. Sinqerisht, nuk e di se çfarë ndodhi, thjeshtë u infektova”, tha 24-vjeçarja gjatë një interviste me Yinka dhe Shayna Marie në Capital XTRA të premten.
Këngëtarja tha se nuk e di si e kishte marrë virusin, por sqaroi se është shëruar dhe se nuk ishte frikësuar kur e kuptoi që është infektuar.
Ajo shpjegoi: “Tani jam mirë. Pata simptoma katërditore, por tani jam mirë”.
Në mars, Doja Cat ngjalli polemikë në një video live në Instagram me fansat e saj, derisa u tall me njerëzit që ishin të shqetësuar për pandeminë.