Takimi me Trump, Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare

0
Gjigandi

Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Washington.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Washington.

Presidenti Erdogan në bazën e forcave ajrore të SHBA-ve Andrews u prit nga ambasadori turk në Washington, Serdar Kilic, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioglu, shefi i protokollit të SHBA-ve, Cam Henderson dhe përfaqësues të tjerë.

Presidenti Erdogan shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdoğan, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zv/kryetari i AK Partisë, Mahir Unal, zëdhënës i AK Partisë, Omer Çelik, shefi i komunikimeve të presidencës turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu