Luis Suarez është një nga befasitë më të këndshme që po ndodhë në botën e futbollit.
Ylli uruguaian, i cili aktivizohet me Barcelonën, Suarez, po vuante nga një lëndim para se futbolli të shkonte në suspendim.
Pauza e futbollit pas pandemisë Covid-19 i ka dhënë kohë lojtarit që të rikuperohet nga lëndimi, dhe ai tashmë ka treguar shenja të mëdha të progresit, në stërvitjet e Barcelonës.
Përkundër kësaj, ‘Marca’ shkruan se lojtari akoma nuk ka dritën e gjelbër nga stafi mjekësor i skuadrës. Por në dy stërvitjet e fundit, ai ka bërë mirë.
Suarez i nënshtrohej një operimi më 12 janar të këtij viti dhe thuhej se do të mungonte për katër muaj.
Lojtari është në limitet e këtij rikuperimi, por akoma nuk ka ndonjë konfirmim të plotë nga mjekët e skuadrës.
Suarez pritet ta ndihmojë skuadrën e tij për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, e cila luhet kundër Napoli.