Më telefonoi një numër i panjohur…

0
Gjigandi

Prej vitit 2019, Michael Essien është pjesë e ekipit azer Sabail, por karriera e tij është dalluar nga transferimet e ndryshme nbë shumë klube duke nisur nga Lyon, Chelsea, Real Madrid, Milan, Panathinaikos e kështu me radhë.

Pikërisht për transferimin te Reali i Mourinhos ka një prapaskenë që vetë ganezi e ka rrëfyer së fundmi. Bëhet fjalë për vitin 2012 kur luhej Superkupa e Europës mes Chelsea dhe Atletico Madrid.

Mesfushori ishte pjesë e klubit anglez dhe në Spanjë e kërkoi Real Madrid, madje vetë trajneri Jose Mourinho e telefonoi atë. Mesfushori zbulon ngjarjen e çuditshme që i kishte ndodhur para transferimit.

“Më telefonoi një numër i panjohur dhe nuk u përgjigja. Kushëriri im, i cili ishte në dhomë me mua atë ditë, më tha që ta telefonoja. I njëjti numër vazhdonte të më merrte dhe vendosa ta hapja. Sapo përshëndeta, një përshëndetje m’u kthye dhe e kuptova kush ishte në telefon. I thashë kushëririt tim që ishte Mourinho”.

“Duhej ndryshuar i gjithë plani, pasi ishim gati të dilnim nga hoteli dhe të zbarkonim në stadium, për të luajtur me Atletico Madrid. Reali po negocionte me agjentin tim dhe unë isha në autobus. Agjenti më tha se duhet të dërgoja me faks disa letra dhe m’u desh të bërtisja si i çmendur që shoferi të ndalonte”.

RonaTyra

Të gjithë shokët e skuadrës po më shikonin sikur donin të thoshin: ‘Michael, çfarë po ndodh’. Disa prej shokëve të skuadrës kishin lexuar lajmet se unë do të shkoja në Madrid. Duhet të përshëndetesha me ta. Pas ceremonisë së mediave u kthyem në dhomat e zhveshjes dhe e bëra diçka të tillë”.

“Mora vetëm këpucët dhe palestrinat, i përshëndeta të gjithë, përfshirë edhe Abramovich. Ai më uroi fat. Ditën tjetër shkova në Madrid dhe në aeroport më priste Mourinho. Pas testeve mjekësore dola direkt në stërvitje”, tregon Essien.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu