Vitin e kaluar, klubi gjerman i automobilave (ADAC) kreu 3.7 milionë ndërhyrje për të ofruar ndihmë teknike në rrugë, duke krijuar një nga bazat e të dhënave më të besueshme për të kuptuar se cila veturë “tradhëton” më së shpeshti në rrugë.
Në mesin e 113 modele të makinave të përfshira në databazë, 18 konsiderohen jo të besueshme.
Mostra statistikore përfshin modelet e viteve 2010-2017.
Toyota Aygo është një makinë mjaft e besueshme, por edhe VW Fox-it i atribuohen gjithashtu lavdërime.
Nga ana tjetër, ADAC ka vlerësuar se Smart Forfour nuk është i besueshëm (modelet e tipit 2015 dhe 2016 kanë më së shumti probleme) dhe ka probleme me baterinë.
Po ashtu, Fiat 500 është vlerësuar se ka probleme të transmisionit.
Nga veturat e vogla shumë makina janë dëshmuar të besueshme: Audi A1, Citroen C3, Fiat Punto, Honda Jazz, Mazda CX-3, Mini, Mitsubishi Space Star, Peugeot 2008, Renault Captur, Suzuki Vitara dhe Toyota Yaris.
Në klasën kompakte, Audi A3 dhe Q3, seritë BMW 1 dhe 2, klasat X1, Mercedes A dhe B, CLA dhe GLA vlerësohen si të sigurta.
Mercedes Vito, Viano dhe klasa V janë të shkëlqyera, sipas ADAC.