Spiunia ruse do të lirohet nga burgu amerikan për t’u kthyer në shtëpi

0
Gjigandi

Maria Butina e cila u arrestua gjatë muajit prill nga autoritetet amerikane nën dyshimin se po kryente shërbime spiunimi, pritet të lirohet nga burgu për t’u kthyer në Moskë.

Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme e Rusisë, në kanalin zyrtar të mesazheve, shkruan Reuters.

“Më 25 tetor, Maria do të transferohet nga burgu federal në Tallahassee të Floridës, në qendrën e migracionit në Miami, nga ku do të fluturojë për në Moskë në të njëjtën ditë”.

E dyshuara në fjalë u dënua me 18 muaj burgim pasi e pranoi fajësinë se ishte munduar të ndikojë një grup të të drejtave të armëve dhe të ndikojë mbi aktivistët konservatorë amerikanë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu