Spitali kthehet në ‘vatrën’ e nxehtë të infeksionit, preket me COVID-19 edhe roja

0
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në Elbasan, është konfirmuar pozitiv me koronavirus edhe një person. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqëndruar vatra kryesore e infeksionit. Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre.

Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sipas konfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu