SHBA akuzon Kinën për vjedhje informacioni në lidhje me vaksinën e Covid-19

0
Gjigandi

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuar Kinën për sponsorizimin e hakerave që kanë për synim laboratorët që zhvillojnë vaksina për të luftuar koronavirusin.

Ata kanë akuzuar dy burra, kinezë, të cilët dyshohet se spiunonin kompanitë amerikane që po bënin kërkime për koronavirusin. Prokurorët thanë se të akuzuarit ndonjëherë vepronin në interesin e tyre personal, përfshirë një rast kur ata kërkuan një shpërblim nga një kompani në këmbim, për mos lëshimin e informacionit të saj privat, ndërsa në raste të tjera, “po vidhnin informacione me interes të dukshëm” për qeverinë kineze .
Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A dhe Kanada javën e kaluar akuzuan Rusinë se po kërkonte të vidhte kërkimet e bëra në lidhje me Covid-19. Akuzat kundër ish-studentëve të inxhinierisë elektrike Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi të lëshuar të martën, përfshijnë akuza për vjedhje sekrete tregtare dhe komplot mashtrimi.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu