Sonte mbahet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2020”, kësaj radhe virtualisht

0
Gjigandi

Pandemia i prishi planet edhe për festivalin më të madh në Evropë, “Eurovision”.

Festivali “Eurovision” këtë vit ishte paraparë të mbahej në Holandë, saktësisht në Roterdam.

Por, për shkak të përhapjes së pandemisë, festivali u anulua, megjithatë organizatorët kanë gjetur një tjetër formë të organizimit të festivalit.

Në vend të “Eurovision 2020” do të mbahet “Eurovision: Europe Shine A Light” dhe transmetohet në 46 vende të botës.

Shfaqja virtuale do të prezantohet nga Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit, ndërsa transmetohet në faqen zyrtare të “Eurovisionit” në YouTube.

RonaTyra

Sonte do të mbahet gjysmëfinalja e parë, ndërsa sipas njoftimit të EBU-së, gjysmëfinalja e dytë mbahet të enjten (14 maj).

Shqipëria përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Fall from dhe sky”, të cilës dje ia finalizoi edhe videoklipin.

Artistja pritet të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të këtij festivali, ndërsa shfaqja virtuale pritet të transmetohet edhe në RTSH dhe RTK.

Në natën e parë pritet të paraqitet edhe nikoqiri i festivalit, Holanda.

Kujtojmë se EBU javë më parë mori vendim që këngët garuese të këtij viti të mos kenë mundësi të hyjnë në garë vitin e ardhshëm, ani pse artistët e njëjtë mund të marrin pjesë në garë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu