Sistemi izraelit çorienton predhat siriane

0
Gjigandi

Avionët izraelit të paprekshëm nga predhat iraniane dhe siriane, në një video e publikuar nga IntellitiTimes shfaqë se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë,  çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan.

Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35, të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri në 10 vjet për t’u kopjuar. Sido që ta ketë arritur Izraeli diçka të tillë, asgjë nuk dihet me saktësi dhe spekulimet janë të shumta.

Ministri i Mbrojtjes izraelit foli shumë hapur të mërkurën me një deklaratë duke iu drejtuar udhëheqësve Iranian.

 “Rregullat kanë ndryshuar. Kushdo që sulmon Izraelin gjatë ditës, nuk do ta zërë gjumi natën. Mesazhi ynë ndaj udhëheqësve të Iranit është i qartë. Nuk jeni më të paprekshëm. Kudo që t’i shtrini tentakulat, do t’jua presim”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu