Gazetari i BBC i kthyer në pastor, arrestohet për të paktën 40 sulme seksuale ndaj të miturve

0
Gjigandi

Një ish-prezantues i rrjetit BBC është arrestuar dje për më shumë se 40 shkelje seksuale kundër të miturve e të rriturve gjatë kohës që punonte si pastor kishe.

44 vjeçari Benjamin David Thomas, u deklarua fajtor për krimet e shëmtuara që u quajtën nga autoritetet “shkelje e rëndë e besimit” në një periudhë prej rreth 30 vjetësh.
Ish-rezantuesi i rrjetit BBC Wales dhe gjithashtu pastori më parë i respektuar Flint ne Uells, ka pranuar dhjetë akuza aktiviteti seksual me një fëmijë, tetë sulme seksuale dhe katër tentativa për sulme seksuale.
Ai ka pranuar gjithashtu nëntë sulme të pahishme, shtatë raste mbikqyrjeje intime dhe dy akuza për video imorale të fëmijëve që prej viteve 1990 deri te më të fundit, vitin që shkoi.
Gjykatësi Niclas Parry paralajmëroi se do të ketë “dënim të konsiderueshëm me burg” megjithë pranimin e fajit.
Shefja e policisë së Uells, Lynne Willsher tha: “Krimet e Ben Thomas përfshijnë abuzime të rënda seksuale ndaj fëmijëve në nevojë, që kryheshin nga një drejtues fetar. Kjo është një shkelje e rëndë e besimit që atij i kishin dhënë viktimat dhe familjet e tyre. Ben Thomas ka pranuar 40 krime seksuale, duke i kursyer viktimave të tij një gjyq të gjatë e të tmerrshëm”.
Thomas u largua nga rrjeti BBC në 2005 për të predikuar në Londër dhe më pas në Uells në 2008 si pastor në kishën Criccieth Family në Gwynedd.
 

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu