Si të vishemi kur bie shi!

0
Gjigandi

Shi i pandërprerë dhe gjendje e zbrazët shpirtërore? Mos kini frikë. Ndiq disa këshilla praktike për t’ia dalë më mirë në rast moti me shi.

E nisim me pamjen. Nëse zgjedh gjithmonë pantallona të ngushta, aq më mira akoma. Nëse ndihet shumë i ftohti, mund të vishni një palë çorape mbrojtëse mbi kyçet. Sipas disa këshillave të zgjedhura nga pasarelat e modës, do t’ju duhet të shmangni fustanet e shkurtra ose prerjet e gjera. Nëse zgjidhni fundin, ai duhet të jetë i përshtatshëm sipas një modeli jo shumë të rëndë, që mund të vishet lehtësisht poshtë një mushamaje shiu.

Në shi me xhins ose fund

Për pamjen në shi mund të zgjedhësh një palë xhinse të ngushta. Por nëse preferon një fund sipas modelit tub, pra të ngushtë, zgjidhni një  me gjatësi mesatare mbi gju.

Mushama shiu

RonaTyra

Nuk mund të mungojë mushamaja për shiun, e cila edhe këtë vit sipas pasarelave të modës duhet të jetë shumëngjyrëshe, ndonjëherë edhe e ekzagjeruar. Tri janë modelet që mund t’ju përshtaten më së miri. I pari është një formë palltoje e ngjyrosur me linja të përshtatshme, me një kapelë dhe çizme llastiku. E dyta është një mushama ngjyrë lisho, sport dhe modeli i tretë është veshje me ngjyrë për të sfiduar dimrin gri.

Kapele për shi

Është aksesori që asnjëherë nuk mund të jetë i papërfillshëm, sidomos  për pamjen në shi. Për flokët duhet treguar tejet kujdes në këtë rast. Hidhi një sy këtyre propozimeve:

-Model sportiv në pëlhurë të zezë për të rregulluar flokët kur bën ftohtë

– Beretë e kuqe, e butë

– Model super elegant me pupla

Çizme gome për shi

Zgjidh modelin që të shkon më shumë kur bie shi. Falë blerjeve online mund të zgjedhësh lloje të ndryshme dhe me kosto të ulët. Çadrat e  ngjyrosura janë ideale për kohë shiu. Të shumta janë propozimet apo fantazitë për të luajtur mbi një veshje shumë elegante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu