Si pasojë e pandemisë, mbajtja e maskës është mjaft e rëndësishme jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të vetë personit, por edhe të individëve të tjerë.
Për femrat, mbajtja e maskës mund të jetë edhe më e vështirë, për shkak edhe të përdorimit të makeup-it. Por vendosja e maskës nuk do të thotë që femrat duhet të heqin dorë nga përdorimi i produkteve kozmetike në fytyrë.
Për shkak se është verë dhe temperaturat janë shumë të larta këshillohet vendosja e një hidratuesi, i cili nuk lejon që fytyra të humbasë shkëlqimin apo të duket me vaj.
Për shkak se pjesa më e madhe e fytyrës do të jetë e mbuluar nga maska, ju duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi syve. Mund të tregoheni të guximshëm dhe të përdorni lapsa me ngjyra të ndryshme, për të theksuar ngjyrën e syve.
Kini kujdes në vendosjen e makeup-it, në mënyrë që përbërja të mos dalë në maskën tuaj dhe të krijohen njolla të bezdisshme.
Mundohuni t’i mbani buzët tuaja natyrale dhe evitoni buzëkuqin.