Diplo – një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”

0
Diplo – një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”
Gjigandi

Festivali “Sunny Hill” po afron dhe bashkë me të edhe një sërë yjesh me famë botërore.

Pas reperëve të famshëm, Skepta dhe AJ Tracey, është konfirmuar performanca e një tjetër artisti të madh.

Bëhet fjalë për Thomas Wesley Pentz apo siç njihet për të gjithë Diplo, me një karrierë të bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues me bazë në Los Angeles.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”, në një postim të hedhur në Instagram.

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”, thuhet mes tjerash në postim.

RonaTyra

I njëjti është i njohur edhe për një bashkëpunim shumë të veçantë me Dua Lipën dhe Silk Cityn, të cilin e sollën në vitin 2018.

Kënga mban titullin “Electricity” dhe dyshja e Silk City përbëhet nga Mark Ronson dhe Diplo, kështu që deri më tani mbetet një hit i vërtetë me mbi 160 milionë klikime në YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu