Si të eliminosh njollat e djersës dhe erën e pakëndshme nga xhaketat

0
Gjigandi

Të gjithë i lajmë e i pastrojmë xhaketat më rrallë se veshjet e tjera. Shumica e tyre kanë pëlhura delikate, lëkurë, kamosh apo edhe të tjera materiale që pastrohen vetëm në pastrim kimik. Por në ditë të veҫanta, nën sqetulla mund të sikletohesh nga djersitja, njollat dhe më tej era e keqe e djersës. Natyrisht, nuk mund të shpenzosh gjithmonë para për ta ҫuar në pastrim kimik ҫdo javë xhekatën xhins, lëkurën apo xhaketën e kamoshit, kështu që është mirë të gjesh mënyra të tjera alternative. Ja cilat janë disa mënyra të thjeshta për të pastruar njollat e djersës:

Përdor sodë buke. Fillimisht, ktheje xhaketën mbrapsht në një vend të sheshtë. Spërkate me sodë buke të gjithë zonën ku ka marrë njolla djerse dhe lëre për 30 minuta. Pastaj pastroje xhaketën (duke e shkundur). Po ashtu, mund të hedhësh pas sodë buke ne detergjentin e rrobave dhe me të të pastrosh njollat e djersës. Lëre xhaketën të thahet dhe do të shohësh që nuk do ketë as njollë, as erë të pakëndshme.

Mënyrë e mirë është edhe vodka. Përziej vodka me ujë në një shishe spray (rreth 30% ujë, 70% vodka). Pastaj spërkat njollën e djersës në xhaketë. Vodka pastron njollat, vret bakteret dhe eliminon erën e rëndë.

Përdor si deodorant një përzierje me lëng limoni dhe ujë. Lyeje të gjithë zonën dhe lëre të thahet.

Përdor detergjentin. Sipas ModernMom, mund të përgatitësh vetë një lloj detegjenti me një lugë gjelle detergjent rrobash dhe 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Ktheje xhaketën mbrapsht dhe përdor një sfungjer për të pastruar zonën e djersitur. Pasi të kesh mbaruar, përdor një sfungjer tjetër për të pastruar detergjentin.

RonaTyra

Nëse xhaketa është xhins, njollat e saj mund të zhduken edhe me akull. Sipas Elle, shumë lloje pëlhurash mbajnë erë vetëm nga bakteret, ndaj edhe temperaturat e ulëta i zhdukin menjëherë ato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu