Si të bësh një marrëdhënie vere të mbijetojë?

0
Gjigandi

Stina më e mirë e vitit për shumicën e njerëzve është vera. Përveç pushimeve që mund të bëjmë apo të përjetojmë, ofron mundësinë të eksplorojmë vende dhe njerëz të tjerë. Në fundin e pushimeve të verës ndoshta dhe mrekullitë ndodhin, ku ju mund të keni njohur dikë. Kjo është mirë për ju dhe për qetësinë e shpirtit tuaj. Ndjenjat nuk mund të ndalen apo të shkatërrohen. E vetmja gjë që mund të bëjmë me to, është t’i lëmë lirshëm se sa t’i shtypim.

Mirëpo, çfarë ndodh më tutje? Ditë të mrekullueshme para teje, dhe ju arritët të gjeni personin e duhur, ndërsa vera mbaron dhe do të jetë e vështirë të mbani lidhjen apo kontaktin me të. Për fat të mirë ka këshilla dhe këshillues që mund të shërbejnë që një lidhje apo marrëdhënie vere të funksionojë. Hapi i parë që duhet të bëni, është të jeni të ndershëm me veten tuaj nëse dëshironi që një lidhje e tillë të funksionojë. Ajo që pason më tej, është të mbani kontakt më të sepse mesazhet, thirrjet, kontakti në rrjetet sociale janë shumë ndihmuese.

Nëse jeni serioz rreth kësaj lidhje, atëherë duhet të komunikoni më shpesh. Mbijetesa e një marrëdhënieje vere duhet ditur edhe çfarë pret apo do nga ajo, sepse është themelore për përkufizimin e saj si marrëdhënie, duke evituar keqkuptimet, siç është, shmangia e një ndarjeje të keqe, apo keqkomunikimi që mund të krijohet. Nëse ndihet mungesa në çift e njëri-tjetrit, atëherë duhet të mos krijohet rrëmujë e madhe. Asgjë e keqe nuk do t’ju bëjë të ndiheni në siklet apo të trishtuar nëse nuk merrni një njoftim nga ana e tij. Ju mund ta mbushni kohën tuaj me aktivitetet e përditshme apo me rutinën tuaj, por nuk duhet munguar një plan afatgjatë rreth kësaj çështjeje.

Të habitesh rreth përgjithësisë ku gjërat ndoshta nuk mund të funksionojnë me partnerin tuaj, mund të shërbejë edhe si pengesë, dhe kjo mund t’ju ndalë pak, ndaj duhet që të përqafoni lirinë dhe të gëzoheni, gjithashtu edhe ndaj gjërave të vogla që ndoshta nuk ua keni ditur ekzistencën. Çdo gjë që sjell jeta bart kënaqësi dhe gëzim, por edhe lirinë që ju ofron ajo, sepse edhe nëse nuk funksionon gjithmonë një marrëdhënie vere, ajo që mund të fajësohet është distanca. Largësia nuk është një aleat i mirë për një lidhje. Sepse, siç thoshin të parët tanë, ajo është si era, shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë.

Pastaj, largësia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Prandaj ekziston dhe shprehja “Larg syrit, larg zemrës”. Qëndroni afër me njerëzit tuaj të zemrës. Nëse rrethanat ua detyrojnë të jeni larg për disa kohë, bëni durim dhe ruani qetësinë dhe cilësinë e marrëdhënies. Një lidhje e mirëkuptueshme, e tolerueshme dhe e sinqertë, zgjat më shumë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu