Si sot 14 vite më parë, Italia triumfonte ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

0
15
Gjigandi

Italianët janë më rezultativë pasi në tetë takime në fazën finale të aktiviteve ndërkombëtare ku nuk kanë asnjë humbje, ose më saktë 4 fitore dhe 4 barazime. Italia ia ka dalë me Gjermaninë në të gjitha ndeshjet me eliminim direkt, tre herë në Botëror dhe një herë në Europian, kjo ndodhi në Euro 2012 në gjysmëfinale, por është eliminuar vetëm në vitin 2016 me penallti nga Panzerët.

Një goditje e rëndë për Gjermaninë ndaj Italisë erdhi si sot 14 vite më parë. Ishte eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2006 në Dortmund. Skuadra gjermane u mund para publikut të saj me rezultatin 2 – 0. Grosso dhe Del Piero shënuan në çastet e fundit të pjesës së dytë shtesë.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme e cila u vendos vetëm në minutat shtesë, atje ku më pas Italia triumfoi plotësisht në atë botëror duke e mposhtur Francën në finale.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu