‘Shpërthen’ presidenti i Gjilanit: “Ballkani nuk meriton titullin, duhet të ishim nëntë pikë para tyre”

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Superliga e Kosovës në futboll ka ardhur në një situatë sa që askush nuk e dinë saktë se a do të vazhdohet apo të anulohet.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ditë më parë ka thënë se nuk ka kushte për të vazhduar kampionati dhe ka kërkuar nga klubet që të bëhen burra dhe të ia urojnë titullin kampion.

Lidhur më këtë deklaratë të Munishit, gjatë ditës se sotme ka kontaktuar me kryetarin e klubit të Gjilanit, Florim Zukën, për ta pyetur se a janë të gatshëm për ta uruar për titull Munishin.

Zuka është përgjigjur:

RonaTyra

“Në asnjë mënyrë nuk ja uroj titullin Ballkanit, jo vetëm Ballkanit, por askujt nuk ja uroj titullin në tavolinë. Titulli fitohet në fushë dhe më punë e kulturë, e jo si disa tituj të fituar me kurdisje e manipulime”.

I pari i klubit të Gjilanit ka bindje të plotë që Superliga do të vazhdoj ” Kampionati do të vazhdoj, jam i bindur për këtë, por nëse ndodhë që të anulohet, atëherë duhet të zhvillohet play-offi”, deklaroi ai.

Për fund Zuka tha se Ballkani nuk e meriton titullin dhe as pikët e tubuara nuk i ka të merituara, madje ia ka rikujtuar Munishit ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, i cili ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të protestave, e gjatë daljes nga fusha kishte fituar kohë, duke u ndalur për ti lidhur atletet e tij.

Zuka poashtu ka deklaruar se nëse nuk do të kishin dëmtuar referat, Gjilani do të ishte 9 pikë para Ballkanit.

“Ballkani nuk e meriton titullin, as ato pikë nuk i ka të merituara. E dini shumë mirë se çfarë skena ka bërë Munishi gjatë ndeshjes se zhvilluar në Suharekë. Për një gol nuk duhet 2 orë lojë, mjafton një minutë. A i thuhet asaj fitore. Po të mos ishim dëmtuar nga referat, ne tash do të ishim se paku 9 pikë larg Ballkanit”, përfundoj Florim Zuka.

Përpara se Covid-19 ta pezullonte Superligën, Ballkani kryesonte me 44 pikë, tri më shumë se Gjilani që renditet i treti.

Në duelin e parë të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilani ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit, ndërsa në Suharekë skuadra e Munishit kishte triumfuar me rezultat 2-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu