TIRANË
Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mesditën e sotme në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.