Shkëndijë elektrike, merr flakë në ecje e digjet pjesërisht makina në Tiranë

0
Gjigandi

TIRANË
Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu