Neuer zbulon objektivin e Bayernit

0
Gjigandi

Bayern Munchen nuk e kishte menduar se do të kishte një mbyllje të tillë të sezonit pas problemeve që hasi në fillim me trajnerin Niko Kovac. Hansi Flick ka bërë një punë mjaft të mirë dhe iu besua stoli. Ekipi bavarez ka fituar kampionatin, është në finale të Kupës dhe kërkon Champions Leaguen.

Kapiteni i skuadrës, Manue Neuer, ka folur në lidhje me mundësinë e fitimit të Kupës dhe tregon se është objektivi i tyre. “Finalja e Kupës është ndeshja e fundit e sezonit dhe mbyllja e tij.  Fatkeqësisht nuk do të jetë e njëjta atmosferë që ne kemi menduar.

“Pavarësisht kësaj ne do të kërkojmë të japim maksimumin. Ne do të luajmë për të fituar Kupën e Gjermanisë. Ky është objektivi ynë”, – tha numri një i portës në lidhje me ndeshjen e nesërme. Sfida ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen do të luhet në orën 20:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu