Shkarkohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, nuk deklaroi pasurinë dhe pastërtinë e figurës

0
Gjigandi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakruar nga detyra ish-kryetaren e gjykatës së Lartë, gjyqtaren Shpresa Becaj, e cila nuk paroi që të bashkëpunonte me vettingun, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.

Beçaj ka qenë kryetare e Supremes nga viti 2008 deri në vitin 2013. Hetimi për Beçajn është kryer në të treja shtyllat, ndërkohë që janë konstatuar probleme të shumta.

KPK nuk ka disponuar deri vonë një adresë emaili të Shpresa Beçajt, ndërsa kjo bëri që KPK të interesohej me një pyetësor për Beçajn pasi u mor adresa e saktë. Sipas DSIK, gjyqtarja Shpresa Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën për pastërtinë e figurës.

KLGJ i ka komunikuar KPK-së se më herët nuk ka rezultuar të jetë dorezuar deklaratë e Beçajt për aftësitë profesionale. Sipas saj, në periudhën kur ishin plotësuar formularët, nuk ka qenë me detyrë gjyqtare. Beçaj ka sqaruar se emërimi në Gjykatën e Lartë i ka dhënë status, përveç rasteve të parashikuara në ligj. “Statusi im, ishte i paqartë, nuk isha gjyqtare në detyrë. KLD nuk shqyrtonte kërkesën time për emërim në Apelin e Tiranës”, është shprehur vetë Beçaj.

RonaTyra

Sipas Beçajt, për të siguruar të ardhura ka ushtruar edhe detyrën e avokatit. “Nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vettingut”, ka thënë më tej ajo.

Në analizën e KPK është konstatuar se gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar pranë ILDKPKI deklaratën e pasurisë dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësimin e pasurisë, duke mos respektuar ligjin. Znj. Beçaj nuk ka deklaruar deklaratën e figurës në DSIK, duke mos përmbushur detyrimin ligjor. Znj. Beçaj nuk ka dorëzuar në KLD brenda afateve ligjore dhe më pas deklaratën dhe dokumentacionin shoqërues për aftësitë profesionale, duke mos respektuar detyrimin ligjor. Beçaj nuk ka nisur asnjë kërkesë për asnjërën prej shtyllave të hetimit të vettingut.

Sipas KPK, Beçaj nuk ka patur ndonjë shkak për të bërë të mundur paraqitjen e deklaratave. Mosparaqitja e tyre shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësi të KPK-së për të vijuar hetimet në kuadër të vettingut. Mungesa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi.

Beçaj në 21 mars 2020 ka dorëzuar në KPK shpjegime shtesë. Në fund të majit është njoftuar për seancë publike në datën 03 qershor, ndërsa Beçaj ka dorëzuar raport për shtyrje. Është konstatuar se materialet shtesë të shpjegimeve të znj. Beçaj ishin edhe në dosje.

Beçaj: Parashtrimet e mia fillestare dhe shtesë u dhanë nga relatori, por parashtrimet shtesë nuk janë njëlloj siç i cilësoi relatori. Unë kam dhënë shpjegime mbi pyetjet që më ka dhënë KPK. E kam sqaruar në mënyrë shteruese dhe jam në gjendje ta sqaroj sërish në çdo lloj mënyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu