Aksident në Turqi, autobusi kthehet përmbys, 2 viktima dhe 25 të plagosur

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë është shënuar në Turqi, ku për pasojë 2 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autobusi me pasagjerë humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys në zonën e quajtur Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses, policisë dhe xhandarmërisë.

Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu