Gjendja në spitalet COVID në vendin tonë vijon të jetë kritike sipas informacioneve të dhëna nga Ministria e Shëndetsisë me 14 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka bërë sërish apel se virusi Covid-19 është akoma prezent mes nesh.
Në një postim në Facebook, Kalo shkruan se përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri.
“Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh.
Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”.
Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 4 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 119 raste të reja.