Burberry ka treguar planet e shfaqjeve virtuale të modës për koleksionin pranverë/verës 2021: një ngjarje me pamje digjitale që do të zhvillohet më 17 Shtator, 2020.
Për dallim nga shfaqjet e tjera vetëm fizike apo vetëm në internet të planifikuara për sezonin pranverë/verë 2021, ngjarja e Burberry duket të jetë një shkrirje e reales dhe virtuales, që premton një “prezantim fizik të drejtpërdrejtë që është i hapur për të gjithë të përjetojnë në mënyrë digjitale”.
Flitet se shfaqja do të zë vend në natyrën e bukur të Britanisë së madhe. Bashkimi i Burberry-it në një ngjarje fizike dhe digjitale është metodë e rrallë në orarin e modës deri më tani.
Shumë marka të modës po zgjedhin njërën nga qasjet, shpesh duke investuar në një ngjarje tre-dimensionale që do të transmetohet në internet përmes metodave tradicionale, ose një përvojë plotësisht virtuale që nuk imiton shtrirjen e një ngjarje fizike.