Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Rasti i parë mësohet se është një infermier i spitalit të Pogradecit ndërsa rasti tjetër një vatër e re ardhur nga Tirana.
Ndërkohë në të gjithë tamponat e marrë dje nga institucioni i Bashkisë kanë rezultuar negativë dhe nuk ka raste të reja nga administrata.