Patatinat me përbërje të rrezikshme/ AKU apel konsumatorëve: Kthejeni aty ku i keni blerë

0
66
Gjigandi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer analiza të disa produkteve, ku ka zbuluar se në patetinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, është konstatuar prania e elementëve të rrezikshëm të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

Gjithashtu AKU i ka bërë thirrje konsumatorëve që e kanë blerë që të mos e konsumojnë të kthejnë këto produkte aty ku e kanë blerë.

Njoftimi i AKU:

NJOFTIM PËR KONSUMATORIN!

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu